Bruksel, 12 qershor – Mbledhja e parë ministrore e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në fushën e punësimit dhe çështjeve sociale sot do të mbahet në Luksemburg, publikoi Komisioni Evropian.
“Qëllimi i mbledhjes, për të cilën pritet të mbahet çdo vit, është këmbimi i qëndrimeve për sfidat në fushën e punësimit dhe reformave sociale që zbatohen për të mirën e të gjithë qytetarëve në rajon”, kumtoi Komisioni Evropian.
Në Luksemburg do të diskutohet për këmbimin e përvojave në lidhje me integrimin e grupeve jo mjaft të përfaqësuara në tregjet e punës dhe harmonizimi i nevojave për arsim dhe tregun e punës. Mbledhja e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në fushën e punësimit dhe çështjeve sociale është organizuar nga ana e Komisionit Evropian, Rumania, si kryesues aktual i Këshillit të BE-së, Finlanda dhe Kroacia.