Shkup, 11 dhjetor- Mbledhja e Kuvendit për Buxhetin për vitin 2018 sipas të gjitha gjasave do të fillojë të mërkurën, nëse pas mbledhjes së nesërme Qeveria e kthen propozimin e plotësuar në Parlament.
Kjo u arrit në takimin e rregullt koordinues të së hënës të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinuesit e grupeve të deputetëve, ku nuk morën pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së.
Lidhur me ligje të tjera të caktuara për të cilat do të duhet edhe mbështetje nga opozita, sipas informatave, në Kuvend do të pritet ardhja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në mbledhje dhe trupat kuvendor. Pritet, siç ceket, të kalojë kongresi i partisë opozitare më 23 dhjetor në Vallandovë.
Edhe sot në punën e trupave kuvendor nuk ka deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, përveç Panço Minov i cili mori pjesë në debatin e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.