Mbledhja e Kuvendit të Maqedonisë në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe kryetari i Kuvendit, është e mbyllur për mediat.
Shërbimet kuvendore nuk u lejuan gazetarëve dhe xhiruesve ta përcjellin mbledhjen nga galeria, sepse ajo paska qenë e rezervuar për diplomatët. Pasi që nisi mbledhja u pa se në galeri gjenden vetëm nja dhjetë mysafirë dhe se pjesa më e madhe e vendeve janë të zbrazëta. Mediat u drejtuan të presin në press-sallën dhe të xhirojnë përmes televizorëve ose kur kryetari i ri i Kuvendit të japë betimin.
Mbledhja e Kuvendit e mbyllur për mediat
Leave a comment