Shkup, 11 dhjetor – Mbikëqyrje mbi AKMIS sistemin do të kryhet edhe gjatë vitit të ardhshëm, ku do të përfshihen edhe gjykatat e reja, por edhe një pjesë e atyre ku janë vërejtur parregullsi. Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska sot deklaroi se mbikëqyrja mbi AKMIS sistemin mbetet përcaktimi strategjik i Qeverisë.
“Këtë muaj solla vendim për mbikëqyrje mbi AKMIS sistemin në 16 gjykata, që do të zbatohet gjatë vitit 2019. Komisioni i cili gjatë periudhës së kaluar vëzhgoi, tani ka gjasa të mbikëqyrë edhe gjykatat e reja, si dhe një pjesë të gjykatave tek të cilët janë vërejtur parregullsi. Bëhet edhe mbikëqyrje e përsëritur për të parë nëse kemi përputhshmëri. Mbikëqyrja e vazhdueshme mbi AKMIS sistemin është përcaktim strategjik i cili ka hyrë në programin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë të cilin do të fillojmë ta realizojmë nga janari i vitit të ardhshëm”, deklaroi Deskoska.