Një njeri nga Karolina e Veriut në Amerikë, John Ogburn, pësoi sulm në zemër teksa po punonte ë laptop afër shtëpisë së tij në Charlotte. Dy oficerë policor që qëlluan afër,filluan t’ia japin ndihmën e parë babait të tri fëmijëve, shkruan BBC. Ata dy nuk pushuan së provuari që ta rikthejnë në jetë 36 vjeçarin për 42 minuta derisa iu rikthye pulsi. Oficerët e Charlotte, Lawrence Guiler dhe Nikolina Bajic dhe përpjekjet e tyre meritore edhe pas 20 minutash, për ta shpëtuar David, ndonëse nuk kishin parë asnjë shenjë vitale, ishin ato që morën vëmendjen më të madhe. Pasi që ishte sjellur në spital, Ogburn u vu në komë artificiale për ta ndihmuar që të rikuperohet për pjesën tjetër të javës. Ai është këshilluar që të mos vozisë për gjashtë muaj dhe të kthehet lehtë në punë.
Mbijeton edhe pas 40 minutave pa puls
Leave a comment