Në ditën e parë të Kongresit Botëror të Telekomit në Barcelonë, GSMA tha se ky prag simbolik i pesë miliardë njerëzve duhet të arrihet nga mesi i këtij viti. Më shumë se pesë miliardë njerëz do të kenë telefona celularë më së voni deri në fund këtij vit, u vlerësua në një studim nga Shoqata Botërore e Operatorëve (GSMA), përcjell albinfo.ch. Në ditën e parë të Kongresit Botëror të Telekomit në Barcelonë – GSMA tha se ky prag simbolik i pesë miliardë njerëzve duhet të arrihet nga mesi i këtij viti. Deri në vitin 2020 telefona celularë do të zotërojnë 5.7 miliardë njerëz, ose tri të katërtat e popullsisë së botës, kryesisht për shkak të rritjes në Azi, duke filluar me Indinë, e cila do të sjellë gjysmën e rritjes së përgjithshme. Një tjetër shenjë e ndryshimit është se 55 për qind e përdoruesve të telefonit celular në mbarë botën mund të përdorin internetin mobil, dhe madje edhe të pritet deri në vitin 2020 të arrijë 75 për qind.