Mbi një milionë turistë nga Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2018 e kanë vizituar Greqinë me 155 milionë bujtje, ndërsa të ardhurat për fqiun jugor nga turistët tanë, vitin e kaluar ka arrit deri në 155 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave statistikore në raportin vjetor të Bankës së Greqisë, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Në periudhën janar- dhjetor 2018, 1.187.200 qytetarë të të Maqedonisë e kanë vizituar Greqinë që është për 24.5 për qind më pak në krahasim me vitin 2017.
Nëse bëhet krahasim nga raportet vjetore të Bankës së Greqisë për katër vitet e fundit vërehet trend i uljes së numrit të turistëve nga vendi. Nga viti 2015 deri më 2018 për dy herë e gjysmë është ulur numri. Para katër vitesh, Greqinë e kanë vizituar mbi tre milionë turistë nga Maqedonia e Veriut.
konkretisht:
Viti 2015 – 3.023.100 turistë
Viti 2016 – 1.721.100 turistë
Viti 2017 – 1.571.500 turistë
Viti 2018 – 1.187.200 turistë.
Ulje vërehet edhe në numrin e bujtjeve. Gjatë vitit 2018 janë regjistruar 155.258.000 bujtje të turistëve nga Maqedonia e Veriut, 13.6 për qind më pak në krahasim me vitin 2017 kur ka pasur 179.696.900 bujtje të turistëve nga vendi.
Përfitimi turistik për Greqinë nga turistët e Maqedonisë së Veriut për vitin 2018 arrin 155.3 milionë euro, 13.6 për qind më pak në krahasim me vitin 2017.
Në vitin 2015 kur është regjistruar edhe numri më i madh i turistëve nga vendi të cilët e kanë vizituar Greqinë, të ardhurat për fqiun jugor kanë arrit deri në 247 milionë euro.
raportin vjetor të Bankës së Greqisë, në detaje janë publikuar të dhënat statistikore për të arriturat turistike sipas vendit të origjinës së turistëve, numrit të bujtjeve si dhe të ardhurave turistike për Greqinë. Janë përfshirë shtetet anëtare të BE-së nga eurozona (Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Qipro), shtetet që janë jashtë eurozonës (Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Bullgaria) dhe shtete tjera (Zvicra, SHBA, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Rusia).
Lidhur me fotografinë e përgjithshme në vitin 2018 për 9.7 për qind është rritur numri i arritjeve turistike në krahasim me vitin 2017. Vitin e kaluar janë regjistruar 33.072.000 turistë në Greqi, njofton MIA.
Më me numër kanë qenë turistët nga Gjermania, 4.381.400 dhe me këtë, vitin e kaluar Greqia prej tyre ka pasur përfitim më të madh prej 2961 milionë euro.(koha.mk)