Uashington, 25 mars – Siç kriza me koronavirusin në SHBA po merr përmasa të mëdha dhe pasojat ekonomik nga karantina filluan të njehen, opinioni është gjithnjë e më i bindur se administrata e Donal Trampit nuk po bën mjaft për ta parandaluar përhapjen e epidemisë.
Mbi një e treta e amerikanëve të anketuar janë deklaruar se presidenti nuk po përballet mirë me sfidat nga koronavirusi, merret vesh nga anketa e “Politiko” dhe “Morning konsallt”.
Sipas anketës, vetëm 25 për qind e të anketuarve deklaruan se Trampi po përballet “mirë” me krizën, përderisa 39 për qind thanë se ai po përballet “keq”. 13 për qind u deklaruan se ai po përballet “mesatarisht”.
Kështu , 45 për qind e të anketuarve tha në se administrata nuk po bën mjaftueshëm, përderisa vetëm tre për qind u deklaruan se ajo po bën shumë në përgjigjen ndaj krizës. 40 për qind deklaruan se administrata po bën mjaftueshëm në përballje me krizën.
Rezultatet nga disa anketa të mëparshme (të universitetit Monmut dhe të NBC njus, Uollstrit zhurnal) janë të prirura ndaj Trampit, edhe pse ndarja mes të anketuarve është e madhe.
Megjithatë, pasi që kriza me virusin u përhap, edhe pasojat ekonomike nga karantina filluan të ndjehen, opinioni është gjithnjë e më i bindur se administrata nuk po bën mjaft në parandalimin e përhapjes së epidemisë.