Mbi moto skaf i vetëm, policia nis hetimin për djalin e Ronaldos (VIDEO)

39

Kanë filluar hetimet për djalin 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos. Cristiano Ronaldo Jr është filmuar duke drejtuar një moto skaf i vetëm pa kujdestari në Paul do Mar në jug të Madeira.

Halla e tij e ka publikuar videon e CR7-të të vogël, ndërsa shefi i policisë detare Guerreiro Cardoso konfirmoi të hënën se ka nisur një hetim.

Ai i tha gazetës portugeze “Expresso” se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe incidenti tani po hetohej të konstatonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe “nëse duhej të paguhej gjobë”.

Comments are closed.