Më shumë se dyzet punëtorë në një plantacion për çaj në Indi humbën jetën si pasojë e helmimit me alkool helmues, i prodhuar në kushte shtëpiake, kumtoi ministri indian për Energjetikë Tapan Gogoi.
Ai shtoi se pas konsumimit të alkoolit ishin hospitalizuar edhe 45 persona, prej të cilëve 20 janë në gjendje kritike.
Indianët shpesh konsumojnë alkool nga prodhimtaria shtëpiake, i quajtur “huç”, sepse nuk mund t’i lejojnë vetes alkool nga prodhimtaria industriale. Konsumimi i “huç” shpesh herë ka pasoja vdekjeprurëse. (koha.mk)