Nju-Delhi, 20 nëntor – Të paktën 91 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mbi 120 janë lënduar në aksidentin e sotëm hekurudhor që ndodhi në pjesën veriore të Indisë, raporton gazeta KOHA. “Bilanci i viktimave arriti në 91”, deklaroi Dalxhit Sing Çaudari, shef i policisë së shtetit Utar Pradesh. Aksidenti ka ndodhur kur 14 vagonë nga treni i udhëtarëve ka dalë nga binarët në afërsi të fshatit Prava, në afërsi të qytetit industrial Kanpura, ndërsa numri më i madh i udhëtarëve kanë fjetur. Treni ka qarkulluar në linjën Patna – Indore. “Ekipet e shpëtimit po e kërkojnë vendin e aksidentit që të kontrollojnë se nëse ka udhëtarë të bllokuar në vagonët rëndë të dëmtuar”, theksoi Çaudari. Rrjeti hekurudhor në Indi, një nga më të vjetrit në botë, edhe më tej është mjeti kryesor transportues në destinacionet më të gjata, por dobët mirëmbahet dhe aksidentet e rënda ndodhin relativisht shpesh.