Mbi 85 për qind e të vdekurve nga Kovid-19 kanë qenë me komorbiditete

102

Shkup, 26 tetor – Një përqindje e madhe e pacientëve me Kovid-19 janë me sëmundje bashkëngjitëse, gjegjësisht me një formë të rëndë të një sëmundje tjetër kronike nga e cila janë trajtuar për një kohë vërtet të gjatë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke shtuar se madje mbi 85 për qind e atyre që vdesin janë pacientë që kanë sëmundje tjera. Ministri theksoi se një përqindje serioze e pacientëve vijnë në spital vonë me manifestim tashmë shumë të rëndë të sëmundjes.

“Analiza u përfundua, disa nga të dhënat u komunikuan nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, një përqindje e madhe e pacientëve janë me sëmundje shoqëruese, që do të thotë formë të rëndë të një sëmundje tjetër kronike, nga e cila ata janë trajtuar për një kohë vërtet të gjatë. Një përqindje serioze e pacientëve që vijnë në spital vonë me një manifestim shumë të rëndë të sëmundjes është një trend që na ka ndjekur që nga fillimi”, tha Filipçe në një konferencë shtypi sot.

Ai shtoi se që nga fillimi ka pasur një numër të caktuar të pacientëve që kanë ardhur në spital vonë, por tani numri përgjithësisht është rritur dhe siç shtoi ai, është e vështirë të thuhet se cila është arsyeja për këtë. Filipçe shtoi se ka pacientë që kanë vdekur nga një sëmundje tjetër serioze kronike, por megjithatë kanë qenë të sëmurë edhe me Kovid-19.

“Ne kemi qëndruar konsekuent në atë që kemi bërë që nga fillimi dhe ky është njoftimi i të gjithë pacientëve të cilët, megjithëse kishin një sëmundje të rëndë kronike, edhe pse mund të ketë qenë një shkak i drejtpërdrejtë i vdekjes, megjithatë janë sëmurë akoma edhe më tepër me Kovid- 19, ndërsa është e rëndësishme për ne që të kemi një situatë dhe pasqyrë reale epidemiologjike në vend. Ne regjistrojmë dhe publikojmë të gjitha rastet e të sëmurëve në 24 orët e kaluara. Ndoshta një ose dy raste mund të lëvizin nga një ditë në tjetrën nëse rezultati i testit nuk arrihet ose ndonjë problem i ngjashëm teknik në lidhje me dokumentacionin, por ky është numri”, tha Filipçe.