Shkup, 7 mars – Më shumë se 80 vepra të 60 autoreve nga Maqedonia dhe nga ish-Jugosllavia të gjeneratave të ndryshme do të prezantohen në ekspozitë “Gratë e mrekullueshme nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë”, e cila sonte në orën 19 do të hapet në Çifte Hamam.
Ekspozita i shfaq gratë piktore në koleksionin e GKM të cilat vepra, kryesisht, ruhen në depot e Galerisë. Në ekspozitën e përhershme të GKM-së ka vepra nga shtatë autore. Vepra më e vjetër që do të prezantohet është nga koleksioni jugosllav, e piktores Nadezhda Petroviq nga 1905-1910. Bëhet fjalë për vaj në pëlhurë, ndërsa titulli është “Shoqëri” (Kartashi).
“Nuk ka specifika në teknikat me të cilat autoret i kanë punuar veprat e tyre. Bëhet fjalë për të gjitha teknikat standarde multimediale të cilat janë përdorur nëpër dekada”, thonë nga GKM.
Sipas kuratores Maja Çankullovska-Mihajllovska, ekspozita është pasqyrim i artit figurativ të Maqedonisë i prezantuar përmes bazamentit të përhershëm në Hamamin Daut Pashë.
“Madje edhe një shikim i shpejt në bazë të këtij bazamenti nuk ballafaqohet me faktin se në shekullin 21 përqindja e grave artiste të përfaqësuara në bazamentin reprezentativ të artit të Maqedonisë është tejet i vogël. Shpresojmë se ekspozimi i këtyre veprave do të ofrojë shikim më ndryshe jo vetëm për ekzistimin e përpjekjeve dhe realizimeve eventuale, por edhe për kategorinë fluide ‘letër e femrave”, thotë Çankullovska-Mihajllovska.
Ekspozita e cila hapet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas do të mund të vizitohet deri në fund të muajit.