Mbi 80 persona me siguri kanë humbur jetën gjatë goditjes së uraganit Harvi, prej para tre javëve, duke shkaktuar përmbytje katastrofike, kumtoi guvernatori i shtetit Greg Abot. “Kemi raporte për 82 viktima”, deklaroi Abot në konferencë për shtyp, por shtoi se akoma pritet konfirmo nga autoritetet lokale se të gjitha rastet e vdekjes janë shkaktuar nga moti i keq.
“Paraprakisht është komunikuar për rreth 60 viktimat të uraganit, i cili gjatë kalimit mbi Teksas më 25 gusht ishte me kategorinë 4 dhe më të fuqishmin në 50 vitet e fundit. Në stuhinë janë dëmtuar ose shkatërruar afërsisht 140.000 shtëpi.