Athinë, 15 nëntor 2018 – Për momentin në Greqi qëndrojnë 74.000 aplikues të azilit, kumtuan autoritetet greke, duke theksuar se bëjnë përpjekje për përmirësimin e kushteve në qendra emigruese nëpër ishuj.
Ministri grek i Politikës emigruese, Dimitris Vicas deklaroi se muajve të fundit rreth 6.000 persona nga qendrat e ishujve janë zhvendosur në brendësi të vendit.
Ai pranoi se situata në ato qendra është e “vështirë”. Në to janë të strehuar rreth 20.000 persona, ndërsa infrastruktura është paraparë për më pak se 10.000.
Gjatë këtij viti në Greqi në mënyrë të paligjshme kanë hyrë rreth 42.000 emigrantë, nga të cilët 14.000 përmes kufirit me Turqinë.
Vicas theksoi se nuk pret rritje të fluksit të emigrantëve gjatë vitit të ardhshëm, duke shtuar se numri i emigrantëve, të cilët në mënyrë të paligjshme e braktisin Greqinë dhe shkojnë në vende tjera evropiane, është minima