Tokio, 7 gusht – Për shkak të motit të nxehtë, që e kaploi Japoninë, numër i madh i banorëve janë pranuar në spital nga maji deri në gusht, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve.
Sipas të dhënave të ministrisë, në tre muajt e fundit 71.266 persona janë hospitalizuar nga vala e nxehtë, që është për 15.000 më shumë se rekordi i mëparshëm, nga vera e vitit 2013.
Javën e kaluar 13 njerëz kanë vdekur, ndërsa 13.573 janë pranuar në spital për shkak të motit të nxehtë që e kaploi tërë territorin e shtetit. Në më shumë rajone temperatura ka qëndruar 34-35 gradë Celsius, ndërsa në disa zona shpesh është fokusuar nga 40 gradë.
Shumica e viktimave janë persona të rritur, të cilët shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm sa kohë ata janë në rrugë apo të cilët nuk kyçin kondicioner në shtëpitë e tyre për arsye ekonomike.
Vitin e kaluar moti i nxehtë në Japoni mori 44 jetë, ndërsa dhjetëra mijëra përfunduan në spital.