Komisioni qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, deri tash ka pranuar mbi 700 aplikacione, derisa 102 prej tyre janë refuzuar në mungesë të dokumentacionit adekuat.
Kryetarja e këtij komisioni, Minire Begaj Balaj, ka thënë se aplikimi do të vazhdojë dhe rastet të cilat janë refuzuar kanë të drejtë për rishqyrtim.
Ndërsa Feride Rushiti nga Qendra Kosovare e Rehabilitimit të të mbijetuarve të torturës, ka thënë se duhet të bëhet një strategji e re për aplikimin dhe rishqyrtimin e viktimave të dhunës seksuale. Këto komente u bënë në emisionin Studio e hapur në RTK3.