Berlin, 30 korrik – Rreth 650 mijë banorë të Gjermanisë nuk kanë shtëpi të vet, ndërsa pjesa më e madhe e tyre jetojnë në kapacitete për strehim të të pastrehëve, bën të ditur Grupi i punës, Ndihmë për të pastrehët me seli në Berlin.
“Mes 650 mijë personave që janë pa kulm mbi kokë, numri më i madh gjithsej 375 mijë janë persona të cilëve u është e pranuar e drejta e azilit dhe të cilët jetojnë në objekte të refugjatëve”, theksohet në komunikatën e grupit të Ndihmës për të pastrehë.
Në rrugët e Gjermanisë jetojnë rreth 48 mijë persona ku pjesa më e madhe bie në banorët e pjesëve tjera të Evropës. Në qytetet më të mëdha me vite ekziston problemi me të pastrehët nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria.
Grupi Ndihmë për të pastrehët apelon që qeveria më shumë të angazhohet për ndërtimin e banesave sociale dhe banesave me qira të subvencionuar.