Në muajin maj të këtij viti, Maqedoninë e kanë vizituar 65.285 turistë të huaj, të cilët kanë realizuar 121.345 bujtje. Në atë periudhë numri i turistëve vendorë ka arritur 31.049 turistë me 78.629 bujtje, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve në maj të vitit 2017 arrin 96.334, ndërsa numri i bujtjeve arrin 199.974.
Numri i turistëve në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, është rritur për 11,7 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 16.0 për qind. Numri i turistëve vendorë në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, është rritur për 22,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 7,2 për qind.
Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, është rritur për 27,2 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 9,8 për qind. Në periudhën janar-maj të vitit 2017, në krahasim me atë periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 11 për qind edhe atë te turistët vendorë ka rritje për 13.2 për qind, ndërsa te ata të huajt ka rritje për 9,9 për qind. Në periudhën janar-maj të vitit 2017, në krahasim me atë periudhë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 11,8 për qind me ç’rast te turistët vendorë ka rritje për 10,1 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 12,9 për qind.