Nëse nesër do të mbahej referendum për hyrjen e Maqedonisë në BE, 64.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur “pro”, ndërsa të njëjtën pyetje për hyrje në NATO, 66 për qind janë prononcuar me pohim. Këtë e tregojnë rezultatet nga sondazhi i Institutit për studime politike (IPIS), i bërë në periudhë mes 16 dhe 21 dhjetorit të vitit 2017, në ekzemplarë prej 1.113 të anketuarve të rritur nga Maqedonia. Gjithsej 45.4 për qind e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se marrëdhëniet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, ndërsa 15.5 për qind mendojnë se do të përkeqësohet.
Në pyetjen për pranimin e Maqedonisë në BE, kundër janë prononcuar 18 për qind, ndërsa me “nuk e di”, janë përgjigjur 17.8 për qind e të anketuarve. Për krahasim, në pyetjen e njëjtë në vitin 2016, 66.9 për qind kanë qenë për hyrje në BE, ndërsa 24.8 për qind kundër. Nëse nesër do të kishte referendum për hyrjen e vendit në NATO, kundër janë prononcuar 15.3 për qind, ndërsa me “nuk e di”, janë përgjigjur 18.7 për qind e të anketuarve. Në pyetjen e njëjtë në vitin 2016, 70.7 kanë qenë për t’u bashkuar me Aleancën dhe 21.4 për qind kundër. Në pyetjen se si do t’i vlerësonin marrëdhëniet aktuale politike midis Maqedonisë dhe Greqisë, 20.9 për qind janë përgjigjur se janë të mira, ndërsa 31.7 vlerësohet të jetë disi mirë.
Në të njëjtën pyetje 14.9 për qind e të anketuarve thanë se janë të këqija, ndërsa 26.3 për qind disi keq. Në anketë, qytetarëve u është shtruar edhe pyetja edhe se si i vlerësojnë marrëdhëniet aktuale ndërnjerëzore midis Maqedonisë dhe Greqisë, 23.3 vlerësojnë se janë të mirë, 37.6 disi të mira, 22.6 deri diku të këqija, 10.2 të këqija, ndërsa 6 3 për qind janë përgjigjur me “nuk e di”. Qytetarët në anketë i shprehin qëndrimet e tyre për vendet fqinje, marrëdhëniet me Greqinë, çështjen e emrit dhe integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.