Mbi 61 milionë denarë për shërbimet komunale për 12 komuna

17

Për 12 komuna janë ndarë  grant-mjete nga 60.895.919 denarë përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP), që e zbaton Ministria e Financave me mbështetje të Bankës Botërore. Mjetet janë destinuar për 14  projekte komunale siç janë  ndërtimi i shkollave, rikonstruimi i shkollave të përhershme, furnizim i pajisjeve për kopshte, furnizim i pajisjeve për kënd  të fëmijëve, ndërtim dhe rikonstruim i infrastrukturës rrugore, furnizim i automjeteve profesionale dhe makina multifunksionale.

Shfrytëzues janë komunat Kisella Vodë, Krushevë, Qendër, Gostivar, Gjorçe Petrov, Krivogashatan, Shuto Orizare, Resnjë, Koçan, Zhelinë, Studeniçan dhe Çuçer Sandevë.

Me grantet do të përkrahet ndërtimi i shkollës në Cerovë në komunën e Zhelinës, rikonstruimi i shkollës fillore “Mite Bogoevski”, në vendin e populluar Bolno në komunën Resnjë, furnizim i pajisjes për ndërtim të këndit të fëmijëve në komunën e Shuto Orizares dhe furnizim i pajisjes  për kopshtin “Pepelashka” në  komunën Qendër. Në Kisella Vodë, Çuçer Sandevë dhe Studeniçan do të bëhet rikonstruimi i rrugëve lokale, ndërsa në Koçan mjetet janë destinuar për rregullimin e lumit të Koçanit. Në komunat tjera mjetet  do të shfrytëzohen për furnizim të mekanizmit komunal dhe makinerive.

Përmes realizimit të këtyre projekteve  interes direkt do të kenë afër 220 mijë banorë nga këto komuna. Grant-mjetet  i ndan Banka Botërore për projektet e suksesshme të realizuara paraprake përmes MSIP  të komunave. Qëllimi i projekteve është përmirësimi i shërbimeve të komunave dhe kushteve për jetesë të popullatës  përmes projekteve për përmirësim të infrastrukturës lokale.

Comments are closed.