Shumëkush “e llogarit” cigaren si një mik, por në fakt është armiku. Në fazën e gurtë, cigarja ka grimca të tilla të gurta si fenolet, naftalina dhe nikotina. Nikotina, edhe pse mund të krijojë varësi, në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen. Në fazën e gaztë të cigares, gjenden përbërës si monoksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe cianidi i hidrogjenit. Kurse avujt e lëngshëm, përfshijnë formaldehid, metan, benzen e amoniak. Këto janë vetëm pak nga mbi 6 mijë kimikatet që çlirohen me tymin e cigares. Shumica e këtyre kimikateve vijnë nga djegia e duhanit në temperaturën 800 gradë Celcius.
Për rreth 100 kimikate që gjenden brenda tymit, ka studime që tregojnë se janë shkaktarë të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen. Megjithatë, 1 miliardë njerëz nëpër botë ende janë duhanpirës.
Kështu, është krejtësisht i arsyetueshëm angazhimi i qindra shkencëtarëve në botë për të krijuar alternativa pa tym. Gjetja e tyre më e fundit, një risi teknologjike në industrinë e duhanit, janë pajisjet me ngrohje. Përmes pajisjeve me ngrohje si IQOS, e njohur edhe si HNB (Heat not Burn – Ngrohje, jo djegie) shkencëtarët kanë mundur të ofrojnë një alternativë e cila duke mos djegur, redukton dëmin deri në 95%.IQOS është madje edhe një produkt i autorizuar nga FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) si një produkt me risk të modifikuar. Duke e ngrohur fijen e duhanit, pajisjet me ngrohje shmangin mijëra kimikate të dëmshme apo potencialisht të dëmshme, që çlirohen përmes djegies.