Gjevgjeli, 18 prill – Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë vëmendje qendrore në programin ekonomik të Qeverisë, përmes dy mundësive, Ligjit për mbështetje financiare dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Gjevgjeli, njofton Koha.
Duke theksuar se edhe në Gjevgjeli ka shembull të mirë të kompanisë e cila a marrë mjete përmes Planit qeveritar për rritje ekonomike dhe veçmë zbaton projekt, bëri apel të aplikohet për mbështetje financiare, e cila sivjet është rritur për 47 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
“I inkurajojmë të gjithë të aplikojnë sepse sivjet shteti ka determinuar 47 për qind më shumë para në krahasim me vitin e kaluar. Sivjet ka mbi 60 milionë euro mjete shtetërore për ekonominë, kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këtu ka mundësi të madhe, i inkurajoj të gjithë ata të njihen me programet”, tha Angjushev.
Mundësitë për mbështetje financiare, theksoi, promovohen në të gjitha takimet me afaristët.
“Për herë të parë pas tranzicionit ka mundësi për ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti”, potencoi zëvendëskryeministri. (koha.mk)