Uashington, 28 maj – Administrata kombëtare amerikane për oqean dhe atmosferë (AKOA) kumtoi sot se raporti preliminar për stuhi tregon se 52 tornado ishin regjistruar të hënën në tetë shtete në SHBA.
Në raport konstatohet se “stuhitë e motit të keq” e kanë kapluar pjesën qendrore të vendit, me çka 14 tornado ka pasur në Indiana, 10 në Kolorado, nëntë në Ohajo, gjashtë në Ajova, pesë në Nebraska, katër në Ilionis, tri në Minesota dhe një në Ajdaho.