Mbi 500 kërkesa për shfrytëzim të pushimit falas

Shkup, 17 tetor – Mbi 500 qytetarë kanë shprehur interes për shfrytëzim të masës qeveritare për pushim falas për punonjësit me të ardhura të ulëta. Afati i fundit për paraqitje të personave të interesuar është propozuar deri në fund të muajit të ardhshëm. Pushimi falas, sipas informacioneve të Ministrisë së Ekonomisë do të mund të realizohet në të gjitha qendrat turistike në vend, duke pasur parasysh atë që janë paraqitur mbi 60 hotele për akomodim të personave, të cilët do të shfrytëzojnë pushime falas. Sipas mjeteve që janë siguruar për këtë qëllim, vlerësohet se pushimin falas do të mund ta shfrytëzojnë 4000 familje. Shfrytëzuesit do të marrin vërtetim nga Ministria e Ekonomisë, për shfrytëzim të mjeteve për pushim të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta në vlerë prej 15.000 denarë dhe kjo do të shfrytëzohet në një prej objekteve të kategorizuara hotelierike për akomodim në Maqedoni, që janë paraqitur në Ministrinë e Ekonomisë.