Mbi 445 mijë qytetarë në rrezik nga varfëria

Shkup, 17 tetor – Në Maqedoni 445 mijë persona jetojnë në rrezik nga varfëria, gjegjësisht me më pak se 6.500 denarë në muaj. Dhjetë për qind prej tyre janë të punësuar, por gjithashtu jetojnë në rrezik nga varfëria. Shkallë më të lartë të varfërisë kanë familjet me tre apo më shumë fëmijë. Tërë kjo siç thotë profesoresha Maja Georgievska Miteva, tregon nevojën nga ridefinimin e masave të mbrojtjes sociale dhe kombinimi i masave të tjera të mbrojtjes sociale dhe kombinimin me masa të tjera për ndihmën e personave në rrezik nga varfëria, siç theksoi ka për qëllim edhe shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Varfërisë 17-të tetorit. Si një nga masat të cilat mund ta përmirësojnë situatën, vlerëson ajo është lartësia e bazës për asistencë sociale me para të ndërlidhet me lartësinë e pagës minimale, por përqindja të lëvizë varësisht nga numri i anëtarëve të familjes, por edhe kombinimi i të drejtave nga siguria sociale dhe të drejtat e tjera. Sipas saj, nevojiten edhe mënyra shtesë për matjen e varfërisë në Maqedoni. Për momentin metoda zyrtare për matjen e varfërisë janë të ardhurat. Në të kaluarën, gjegjësisht deri në vitin 2010 metodë zyrtare ka qenë qasja e shpenzimeve. Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Elmi Aziri theksoi se Ministria të gjitha kompensimet të cilat shteti i jep për kategoritë e rrezikuara sociale dhe qytetarët duhet të ndjekin rritjen e standardit të qytetarëve, rritjen e pagës mesatare, shpenzimet për jetë dhe se asistenca me para duhet të përshtatet me këto kritere. Në këtë drejtim, tha ai, do të shkojë edhe asistenca sociale me para. Për rritje eventuale të numrit të të drejtave, ai theksoi se duhet të shihet gjendja aktuale, të largohen gabimet në ndarjen e të drejtave të tilla madje pastaj të konfirmohet nëse ka nevojë për vendosje të risive.