Sipas të dhënave nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB), në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 48 automjete elektrike. Nga qyteti i Shkupit thonë se janë të parët në Maqedoni që kanë siguruar automjete elektrike për administratën e qytetit dhe mbushja e plotë e baterisë gjatë rrymës së lirë kushton 67 denarë
Remzije BILALLI
Shkup, 1 nëntor – Me vendosje e disa stacioneve për mbushje të makinave elektrike dhe motoçikletave elektrike në Shkup, Maqedonia do të kap rrjedhat e automobilave elektrik dhe zhvillimin e tyre. Grimcat e dioksidit të karbonit nga një makinë elektrike janë zero për qind dhe ky është një kontribut i drejtpërdrejtë për mjedis jetësor më të pastë dhe më të shëndetshëm, shkruan gazeta KOHA.
Sipas të dhënave nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB), në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 48 automjete elektrike, nga të cilat 24 janë në komunën e Qendrës, 10 në komunën e Karposhit, katër automjete në komunat e Çairit, Gazi Babës dhe Kisella Vodës dhe nga një automjet ka në komunat Gjorçe Petrov dhe Ilinden. Sipas përvojës së administratës së qytetit të Shkupit, makinat elektrike mbushen me lidhje të rregullt prej 10 orësh dhe me një lidhje të veçantë për 4 orë.
Ditëve të fundit, qytetarët në disa lokacione në qytetin e Shkupit kanë vërejtur se si janë instaluar disa pajisje. Bëhet fjalë pikërisht për karikues për makinat elektrike, të cilët janë pjesë e iniciativës, pra projektit për zhvillimin e “ElektroMobiliteti me EVN”. Këtë vit në bashkëpunim me EVN, qyteti i Shkupit vendosi karikues para kazermave të qytetit si dhe në parkingun para kopshtit zoologjik. Siç njoftuan nga qyteti i Shkupit në bashkëpunim me EVN, kanë në plan të instalojnë 30 karikues të rinj. Nga “EVN Maqedoni”, planifikojnë të ndërtojnë mbi 40 stacione për karikimin e makinave në disa qytete të Maqedonisë.
“Në kuadër të projektit për zhvillimin makinave elektrike, EVN aktualisht ka mbi 40 stacione për karikim në vendet publike në 17 qytete të Maqedonisë. Në qytetin e Shkupit janë vendosur më shumë karikues, të cilët përveç sipërfaqeve publike do të jenë në dispozicion në objekte hotelerie, restorantet, qendrat tregtare dhe të ngjashme”, – thuhet nga EVN Maqedonia.
Nga EVN informojnë se qëllimi i projektit është krijimi i një infrastrukture kombëtare të stacioneve për karikimin e makinave elektrik, ku përveç zonave publike do të ketë edhe në hotele, restorantet, qendrat tregtare dhe vende të tjera të frekuentuara. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është të krijohen mundësi kushte për automjetet elektrike në Maqedoni dhe natyrisht të ndjekjen tendencat globale për krijimin e kushteve për përdorimin e makinave elektrike. Këtë automjete mund të përballojnë minimum 100 kilometra andaj stacionet në vende të ndryshme do të mundësojnë udhëtime më të gjata. Ndërsa nga qyteti i Shkupit thonë se janë të parët në Maqedoni që kanë siguruar automjete elektrike për administratën e qytetit dhe mbushja e plotë e baterisë gjatë rrymës së lirë kushton 67 denarë. Më e rëndësishmja është se thërrmijat e dioksid karbonit janë zero të cilat ndikojnë pozitivisht në ambientin jetësor.
Prandaj, nëse qytetarët duan të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm me zero për qind të ndotjes, është se do të duhet të presin pak për të mbushur makinat e tyre elektrike. Pronarët e interesuar të automjeteve elektrike në qoftë se dëshirojnë të përdorin karikues, do të duhet të aplikojnë për një kartë elektronike për përdorimin e karikuesve në qendrën informative të EVN-së ose në faqen www.elektrodistribucija.mk dhe [email protected]. Në të ardhmen është planifikuar që të rritet numri i rrjetit të karikuesve elektrik me qëllim të shtimit të automjeteve elektrike në rrugët e Maqedonisë. (koha.mk)