Shkup, 25 prill – Të premten është afati i fundit i paraqitjes së kandidatëve për dhënien e provimit profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë shkollash, i domosdoshëm për transformimin e vendeve të punës nga të angazhuar me afat të caktuar kohor në të punësuar me marrëdhënie të rregullt pune, respektivisht me afat të pa caktuar kohor, shkruan gazeta KOHA. Aplikimi për paraqitjen e provimeve në afatin pranveror, ka nisur në datën 19 dhe do të mbyllet më 28 prill. Arsimi parauniversitar e nisi vitin shkollor me mbi 3300 mësimdhënës, të cilët nuk e kanë të rregulluar ende marrëdhënien… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)