Qindra persona janë lënduar nga përleshjet e policisë spanjolle me votuesit në Kataloni, pasi ata sekuestruan kutitë e votimit dhe provuan të ndalnonin referendumin. Zëdhënësi i qeverisë së Katalonisë, Jordi Turull, ka thënë se 337 persona janë lënduar nga “ shteti i dhunshëm spanjoll”,gjatë përballjes me policinë. Policia kishte thyer xhamat e një lokacioni të votimit dhe kishte hedhur plumba prej gome në disa lokacione qendrore në Barcelonë.