Ankara, 24 korrik – Më shumë se 300.000 qytetarë janë shpërngulur nga Turqia në vende të tjera vitin e kaluar, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikës.
Sipas statistikës zyrtare në vitin 2018 janë shpërngulur 323.918 vetë që është për 17,7 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017.
Në të njëjtën periudhë në Turqi vend-banojnë 577.547 persona, prej të cilëve numri më i madh prej moshës 25 deri 29 vjeçare. Më shumë se gjysma e tyre banojnë në Stamboll, ndërsa më pas vijon Ankaraja, Antalia, Bursa dhe Izmiri.(koha.mk)