Gjatë periudhës nga janari deri në tetor të këtij viti nga Greqia në Turqi janë kthyer në total 25.404 emigrantë, njoftoi gazeta “Huriet Dejli Njuz” duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.
Sipas të dhënave të Ministrisë, në vitin 2018 nga Greqia ne Turqi janë kthyer 11.867 emigrantë ilegalë.
Turqia gjithashtu i kërkoi Greqisë të ndalonte kthimin e emigrantëve ilegalë në Turqi. Sipas Ankarasë, Greqia me këtë e shkel ligjin ndërkombëtar.
Turqia deri më tani i ka pranuar 3,6 milionë refugjatë sirianë. Sipas të dhënave zyrtare, Ankaraja deri më tani i ka shpenzuar 40 miliardë euro për refugjatët.