Më shumë se 200 persona janë vrarë gjatë fundjavës që lamë pas si pasojë e dhunës së ushtruar nga komunitetit të fermerëve në shtetin Plateau, Nigeria qendrore, bazuar në një fjalim të publikuar të mërkurën nga guvernatori i shtetit Plateau.
Simon Lalong i ka thënë presidentit Muhammadu Buhari pas një takimi me dyer të mbyllura të martën mbrëma se përplasjet kanë lënë prapa “mbi 200 viktima”, transmeton Koha.net.
Ky zbulim në zonën Barikin Ladi të shtetit Plateau erdhi pas disa ditë përplasjesh të dhunshme që me gjasë u nxitën të enjten nga një sulm nga fermerët etnikë Berom ndaj barinjve Fulani, raporton AFP.
Këto vdekje janë të fundit në betejën e vjetër për tokë dhe burime që po e vë presidentin Muhammadu Buhari nën presion tani që zgjedhjet po afrojnë.
Dhuna është nxitur nga aleancat etnike, religjioze e politike ka vrarë me mijëra njerëz gjatë dekadave të fundit.
Analistët besojnë se kjo mund të kthehet në brengën më të madhe të sigurisë në Nigeri, duke lënë nën hije grupin islamik Boko Haram që ka lënë të vdekur së paku 20 mijë persona që nga viti 2009.