Një tërmet shkatërrues në afërsi të kufirit të Iranit me Irakun ka lënë të vdekur mbi 200 persona dhe më shumë se 2500 të lënduar, shkruan BBC. Ndërsa mbi 70.000 mijë persona kanë ngelur të pastrehë dhe kanë nevojë për ndihmë. Sipas Ministrisë, numri më i madh i viktimave është në provincën Kermanshah, ku banorët raportuan për lëkundje në magnitudë prej 7.3 ballësh. Instituti i Gjeologjisë tha se tërmeti kishte qendrën në qytetin Halabja, në verilindje të Irakut.