Mbi 200 sëmundje po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike

Mbi 58% e sëmundjeve te njeriu janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të ri. Studimi u krye nga studiuesit e Universitetit Mamoa të Hawaiit që bënë kërkim sistematik në shembuj të jetës ku kishin ndikuar ndryshime klimatike nga emetimet e gazeve serrë në sëmundjet e njerëzve, raportoi të mërkurën euronews. Këto përfshinin ngrohjen, thatësirën, valët e të nxehtit, reshjet ekstreme, vërshimet, stuhitë, rritja e nivelit të detit, ndryshimet biogjeokimike dhe ndryshimi i mbulesës së tokës.

Duke analizuar mbi 70.000 studime shkencore për shembuj direkt që lidhnin sëmundjet me ndryshimet klimatike, shkencëtarët zbuluan se të gjitha ngjarjet ekstreme klimatike kishin ndikim në sëmundjet e shkaktuara nga viruset, bakteret, kafshët, kërpudhat dhe bimët. Nga 375 sëmundjet e analizuara, 218 prej tyre u dëshmuan se ndikohen nga ndryshimet klimatike. Po ashtu, u vërtetua se ndryshimet klimatike e bëjnë edhe sistemin imunitar më të dobët.