Shkup, 21 nëntor – Deri dje në orën 14:00 në arkivin e Qytetit të Shkupit, janë dorëzuar 217 kërkesa për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e Shkupit për blerjen e stufave me peleta.
Komisioni tashmë ka filluar t’i shqyrtojë kërkesat e arritura dhe së shpejti do të kryejë kontroll të stufave të instaluara te aplikuesit të cilët i kanë plotësuar kushtet të publikuara në Thirrjen publike.