Mbi 2.800 kërkesa për subvencione për biçikleta të parashtruara deri te Qyteti i Shkupit

5

Shkup, 4 qershor 2018 (MIA – Nga publikimi i thirrjes publike e deri më sot deri te Qyteti i Shkupit janë parashtruar 2.860 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikletës, ndërsa buxheti i paraparë për këtë dedikim mbesin mjete për edhe rreth 300 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal të të ardhurave, si dhe 50 për qind nga vlera e biçikletës së adaptuar për person me invaliditet trupor, por jo  më shumë se 90.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal të të ardhurave.

Për subvencionimin e qytetarëve për furnizim të biçikletës  në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, janë paraparë 10 milionë denarë, prej të cilave nëntë milionë denarë janë paraparë për subvencione, derisa një milion denarë për biçikleta të adaptuara, derisa një milion denarë për biçikleta të adaptuara për persona me invaliditet trupor.

Thirrja publike realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet e pari”.

Rregulloren për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga buxheti i Qytetit të Shkupit për subvencionimin  e qytetarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave për vitin 2018 qytetarët mund të marrin në linkun në vijim.

Kërkesën për marrjen e subvencioneve qytetarët mund ta marrin në linkun në vijim.

Subvencionim i i qytetarëve për furnizimin e biçikletave është njëra ndër masat e Qytetit të Shkupit për promovimin e biçikletës si mjete rekreativ dhe transportues.

Comments are closed.