Paris 24 mars – Nga fillimi i protestave të “Jelekëve të verdhë” në Francë më 17 nëntor 2018, deri tani gjithsej janë arrestuar 8.700 persona ku mbi 2 mijë personave është shqiptuar aktgjykim për sjellje të dhunshme, ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Nikol Belube.
Siç ka njoftuar korrespondenti i MIA-s, nga gjithsej personat e akuzuar, 40 për qind kanë marrë dënime me burg në kohëzgjatje prej një muaji deri tre vjet, ndërsa të tjerët prej 60 për qind janë dënuar me kusht.
Krahas kësaj, edhe 1.800 të arrestuar gjatë protestave që më shumë se katër muaj po mbahen çdo të shtunë, presin gjykim.
Sipas Ministrisë për Punë të Brendshme, dje në rrugët e mbarë Francës kanë dalë rreth 40 mijë pjesëtarë të “Jelekëve të verdhë” me çka kanë arrestuar 233 persona, ku 172 janë mbajtur në paraburgim.
Edhe ndaj 107 personave është caktuar dënim në para gjatë tentimit për pjesëmarrje në “tubimet e ndaluara”.