Athinë, 11 janar – Zarfe të reja të dyshimta janë zbuluar në universitete në disa qytete greke, ndërsa pothuajse të gjitha dërgesat vijnë nga India dhe janë adresuar ose rektorëve ose vetë universiteteve.
Numri i zarfeve të zbuluara në dy ditët e kaluara të cilat ndoshta kanë pluhur të panjohur tani për tani është mbi 15, ndërsa dërgesat me siguri janë dërguar në 29 ditët e kaluara, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Të punësuarit në universitete dhe fakultete në Lamia, Arta, Volos, Selanik, si dhe në ishujt Lesbos, Kretë dhe Korfuz kanë denoncuar se deri te ta kanë mbërritur zarfe të dyshimta, derisa megjithatë personat që kanë ardhur në kontakt me dërgesat, në mënyrë parandaluese janë dërguar në spital.
Zarf i dyshimtë në mëngjesin e sotëm është zbuluar edhe në Qendrën për pranimin dhe identifikimin e emigrantëve “Moria” në ishullin grek Lesbos.