Uashington, 20 tetor – Kompania menaxhuese për ndërtim të gazpërçuesit rus i cili duhet të shtrihet nga Rusia deri në Gjermani nën Detin baltik, “Nord strim 2 AG”, numëroi 120 kompani të cilat do të jenë në goditje të sanksioneve të SHBA-së.
“Secili kërcënim me zbatim të sanksioneve kundër projektit ‘Rrjedha veriore-2’ ushtron ndikim ndaj shumë kryesve dhe investuesve perëndimorë.Nëse sanksionet hyjnë në fuqi, apo do të godasin mbi 120 kompani nga 12 vende të Evropës”, thuhet në kumtesën e sotme për opinion të “Nord strim 2 AG”.
Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë vendosi sanksione të reja ndaj kompanive të cilat ofrojnë shërbime, mallra apo financim për modernizimin apo instalimin e pajisjes së mjeteve lundruese të cilat do të punojnë në projektin e gazpërçuesit.
Në Uashington, gazpërçuesin e shohin si instrument për përhapjen e ndikimit qëllimkeq të Rusisë në Evropë dhe kërcënim për tregun e diversifikuar energjetik të BE-së.