Ankara, 19 nëntor – Mbi 120 gazetarë gjenden nëpër burgjet e Turqisë që është rekord botëror, ndërsa situata në mediat e vendit nuk është përmirësuar madje edhe vitin e kaluar kur u hoq gjendja e jashtëzakonshme, kumtoi sot Instituti ndërkombëtar për shtyp, cituar nga mediat britanike, transmeton gazeta KOHA.
Turqia shpalli gjendje të jashtëzakonshme menjëherë pas tentimit të parandaluar për grusht shtet në vitin 2016.
Gjatë dy vjetëve të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi nga puna janë dëbuar 150.000 gjykatës, shkencëtarë, oficerë, nëpunës shtetëror dhe qytetarë të tjerë nën dyshimin për lidhje me organizatën FETO e predikuesit islamik Fetulla Gjylen, i cili jeton në SHBA, ndërsa autoritetet turke e konsiderojnë inspirues të grusht shtetit.
Në këtë periudhë më shumë se 77.000 persona u burgosën në pritje të proceseve gjyqësore, transmeton BTA.
Pas tentimit për grusht shtet qindra gazetarë u nxorën para gjykatës nën akuzë për terrorizëm, thekson Instituti ndërkombëtar për shtyp në raportin e tij, në të cilin shton se numri i gazetarëve që gjenden në burg është ulur prej mbi 160 në 120 aktualë.(koha.mk)