Shkup, 10 janar – Moti i ftohtë dhe ngricat i kanë mbushur spitalet nëpër të gjithë Maqedoninë pasi rrugët janë të pa pastruara, shkruan Telegrafi. Në Shkup, prej ditës së mërkurë janë regjistruar gjithsej 105 raste të qytetarëve me thyerje të gjymtyrëve. “Deri tani janë paraqitur gjithsej 105 pacientë që ankoheshin për thyerje të gjymtyrëve. Janë hospitalizuar 8 prej tyre ndërsa tjerët janë lëshuar në shtëpi pas intervenimeve ortopedike dhe kirurgjike. Mosha e të lënduarve lëviz nga 18 e deri në moshën e tretë. Ka edhe fëmijë, por në raste të rralla”, thonë nga klinika ”Shën Naum i Ohrit” në Shkup.