Omer XHAFERI
Shkup, 12 gusht – Mbi 100 nëpunës policorë, inspektor të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe hetues vazhdojnë të punojnë nën direktivat e kryeprokurorit të shtetit Marko Zvërlevski, shkruan gazeta KOHA. Përkundër faktit se këta policë zyrtarisht figurojnë se janë të angazhuar me punë në MPB, ministri Oliver Spasovksi, nuk ka asnjë kompetence mbi veprimet tyre. Të njëjti angazhimin e tyre profesional në Prokurorinë Publike e mbështesin në dispozitat e Ligjit për procedurë penale, i cili me ndryshimet e vitit 2012 i jep më shumë kompetenca postit të kryeprokurorit shtetëror. Përmbajtja ligjore e cila prokurorit publik Marko Zvërlevski i jep kompetenca mbi një pjesë të të punësuarve në MPB, thotë se sipas nevojës, me qëllim realizimin efikas të procedurës penale, atij me urdhëresë paraprake do t’i jepen për punë nëpunës të caktuar, të cilët kryesish do të jenë në shërbim, mbikëqyrje dhe kontroll të tij, respektivisht do të punojnë dhe realizojnë urdhëresat e kryeprokurorit në përputhje me udhëzimet që do t’i jep ai. “Gjatë kohës sa këta nëpunës janë caktuar me punë te Prokurori Publik, ata nuk mund të caktohen në ndonjë vend tjetër të punës në organet shtetërore prej nga vijnë, aq më pak ata nuk mund të largohet nga shqyrtimi i ndonjë rasti të caktuar pa dhënien e lejes paraprake të kryeprokurorit”, thuhet në Ligjin për procedurë penale, raporton KOHA. Pjesa dërmuese e policëve që punojnë në Prokurorinë Publike, siç raportojnë mediat e ndryshme vijnë nga Sektori për krim të organizuar që funksion në kuadër të MPB-së. Ligji për procedurë penale i cili viteve të fundit ka hasur në kritika të ashpra për atë se si zbatohet në praktikë, mes tjerash i jep mundësinë kryeprokurorit që nëpunësit e MPB-së, të cilët i duhen për realizimin e detyrave ligjore t’i kërkoj me emër dhe mbiemër. Politizimi dhe partizimi i skajshëm i sistemin gjyqësor në vendin tonë, po thuajse është përmendur në çdo raport të organizatave jo qeveritari vendase dhe atyre ndërkombëtare, gjegjësisht faktin se kryeprokurori i shteti deri më sot ka qenë figurë politike e vërteton biseda “bombat” e publikuara nga LSDM-ja në vitin 2015-të, ku në njërën prej bisedave të përgjuara dëgjohen koordinimi mes Gordana Jankullovkës dhe kryeprokurorit Marko Zvërlevskit. Ndryshe, përbërja e re parlamentare të premten e ka vazhduar seancën e tetë për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Debati për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Publike, para deputetëve u parashtruar me 19 qershor. Paraprakisht, kabineti Qeveritar kërkoi nga Këshilli i Prokurorëve Publik shkarkimin e kryeprokurorit të cilët pas disa obstruksioneve të vogla me shumicë votash e miratuan vendimin që në Parlament të iniciohet procedurë për shkarkimin e kryeprokurorit. Koalicioni i VMRO-DPMNE-së, fillimin e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të ri të shteti nuk e ka mirëpritur dhe në këtë mënyrë vazhdimisht përmes dhjetë grupave parlamentare e pengon shkarkimin e tij. Nga ana tjetër pavarësisht obstruksioneve DPMNE-ja, publikisht ka kërkuar nga kryetari i Parlamentit që debati për kryeprokurorin të shtyhet pas 16 tetori atëher kur edhe do të përfundojnë zgjedhjet lokale. Këtë kërkesë deputet e opozitës e kanë mbështetu në njërin prej neneve të Kodi zgjedhor, ku thuhet se pas shpalljeve të zgjedhjeve e ndaluar është inicimi i procedurave për punësime të reja apo shkarkimin e personave nga marrëdhënie e rregullta të punës në institucionet shtetëror dhe ndërmarrjet publike, gjegjësisht të gjitha këto procedura duhet të vendosen në “pushim”, përveç atyre që janë të domosdoshme. Për shkarkimin dhe emërimin e kryeprokurorit të ri duhet të votojnë 61 deputet.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.