Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane. Rundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor.
Votuesit e thirrur për të votuar për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë; mbi 3000 komuna, nga të cilat 5 kryeqendra rajoni (Firencë, Bari, Peruxhia, Potenca, Kampobaso) dhe 20 kryeqendra provincash: Askoli Piceno, Avellino, Bergamo, Biella, Kremona, Ferrara, Foxhia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia, Pezaro, Peskara, Prato, Rexhio Emilia, Rovigo, Verbania, Vercelli, Vibo Valentia.
Nga veriu në jug të Italisë – në mbështetje të listave dhe partive të ndryshme politike – do të ketë mbi 100 kandidatë me origjinë shqiptare.