Dr. Asani ka arritur ta siguroj edhe dosjen e kompletuar të Hasan Prishtines, e cila figurën madhore të këtij kolosi e zbardhë në shumë drejtime
Shkup 24 korrik – Ekipi i hulumtuesëve i përbërë nga drejtori i ITSHKSH, Dr. Skender Asani dhe Mr. Isamet Bakiu, Asistent Hulumtues qëndruan në Romë nga 12 deri 22 korrik i 2019 ku zhvilluan një hulumtim të fondeve në Arkivin Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë e cila siguroi një leje speciale për qasje në dokumenta të rëndësishëm për historinë e popullit shqipëtar dhe atij maqedon. Mbështetja që meriton falenderim erdhi nga Ambasada e republikës së Italisë në Shkup, Ministria e Punëve të jashtme e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë.
Një falenderim i posaçëm i takon edhe Dott. Ssa. Stefania Ruggeri si dhe gjithë personelit në Arkivin Historik Diplomatik që na ndihmuan pa hezitim në sigurimin e kutive dhe fondeve shtesë nga të cilat u siguruan mbi 10 000 dokumente të rëndësishme për shkencën dhe historinë si dhe aktivitetet diplomatike që ndërlidhen me shqiptarët dhe maqedonasit në periudha të ndryshme historike.
Drejtori i ITSHKSH shprehet i kënaqur nga kjo vizitë, sepse kjo sipas tij, paraqet një hulumtim të rëndësishëm që lidhet me historinë e trevave tona, në një periudhë shumë të gjatë kohore. Përmes këtyre dokumenteve, thotë ai, vijimësia jonë dhe prezenca, konfirmohet edhe një herë, duke u rrëzuar të gjitha pretendimet pseudoshkencore për gjoja ardhacakërinë e shqiptarëve.
Dr. Asani ka arritur ta siguroj edhe dosjen e kompletuar të Hasan Prishtines, e cila figurën madhore të këtij kolsi e zbardhë në shumë drejtime.