Makineritë e angazhuara për rrënimit e murit ilegal të vendosur pak metra larg urës së Ibrit, kanë përfunduar punën e tyre, shkruan Koha.net. Dy ekskavatorë, që nisën punën rreth orës 11:30, kanë punuar për më shumë se 1 orë derisa e kanë rrëzuar strukturën prej betoni të ndërtuar ilegalisht në fund të vitit që sapo lamë pas. Tash mbetet të vazhdohet me punimet në sheshin e quajtur “Mbreti Petër” në këtë pjesë të Mitrovicës, ndërsa edhe në këtë shesh do të ketë pengesa për t’u qasur me automjete, por, sipas deklarimeve të deritashme, edhe nga kreu i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e edhe nga zyrtarë shtetërorë të Kosovës, e po ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, aty do të ketë një strukturë të metaltë.