Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo tha se deri më tani dëmet e shkaktuara nga të reshurat janë rreth 1 milion e 200 mijë euro.
Por sipas tij, duke marrë për bazë që edhe këto ditë ka pasur reshje, dëmet janë më të mëdha, por shuma reale do të mësohet pas vlerësimeve të bëra nga komisioni i ministrisë.
Në Komisioni parlamentar për Bujqësi, Rikalo, shtoi se do të kërkojnë nga Qeveria ndarjen e mjeteve nga rezervat e shtetit për të ndihmuar bujqit nga i gjithë vendi.
“Ajo që tani po bëjmë është se menjëherë do i kërkojmë Qeverisë ndarjen e mjeteve nga rezervat e shtetit për ndërhyrjen urgjente sepse kjo është situatë e jashtëzakonshme dhe bujqit duhet ndihmuar”, tha Rikalo.