Bruksel, 6 dhjetor – Transportuesit ajrorë në Evropë thyen edhe një rekord – vitin e kaluar janë transportuar një miliard e dyzet e tre udhëtarë në rrugë ajrore, njoftoi Eurostat, që paraqet rritje për shtatë për qind në krahasim me vitin 2016.
Numri më i madh i udhëtarëve është regjistruar në aeroportin e Hitrou të Londrës me 265 milionë persona, pasojnë aeroportet në Gjermani, Spanjë, Francë dhe në Itali.
Rritje më e madhe është vërejtur në Slloveni – 20 për qind, si dhe në Luksemburg, Estoni, Bullgari, Maltë, Kroaci dhe në vende të tjera.
Transportuesit ajrorë në vendet e Bashkimit Evropian paraqesin 47 për qind të aeroportit të përgjithshëm evropian dhe 36 për qind jashtë nga BE-ja.