Autoritetet turke javën e kaluar kanë arrestuar 1.892 persona në operacione antiterroriste, kumtoi sot Ministria turke e Punëve të Brendshme, ndërsa midis tyre ka 820 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, lajmëroi DPA. Midis të arrestuarve ka mbështetës të Partisë Punëtore Kurde (PKK), të predikuesit islamik Fetulla Gylen, i cili akuzohet se qëndron pas tentimit për grusht shtet në vend dhe të grupacioneve ekstreme majtiste.
Ministria çdo javë publikon të dhëna për arrestime të tilla. Një numër i madh i anëtarëve të arrestuar të SHI-së janë rezultat i aktiviteteve të përforcuara kundër grupacionit pas sulmit gjatë natës së Vitit të Ri në klubin e natës “Reina” në Stamboll. Qeveria kumtoi se është përforcuar edhe operacioni kundër trafikantëve të drogës.