Ambientalistët dhe sektori civil, i cili merret me çështjet e ndotjes së ajrit, vlerëson se aspak nuk duhet të prolongohet zgjidhja e sasive të mëdha të mbetjeve të rrezikshme, siç janë lindani, arseniumi, zhiva dhe një varg mbetje tjerash toksike (kancerogjene)
Omer XHAFERI
Shkup, 21 shtator – Djegia e gjithçkaje, duke filluar nga barishtet, bakri nga kabllot, bërlloku i llojllojshëm, gomat e plastikët paraqesin burim kryesor të përbërjeve toksike që mund të gjenden edhe qumështi e nënave që u jepen foshnjave. “O2 Iniciativa”, duke i komentuar masat e deritanishëm të Qeverisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, thotë se një intensiteti i tillë i veprimeve të pushteti është i papranuar, gjegjësisht për ta është e papranuar edhe vëllimi i zgjidhjeve, shkruan gazeta KOHA.
“Urgjenti duhet të ketë ndryshime në sferën e inspektimit mbi gjitha llojet e objekteve industriale, nisur nga më të vogla, deri te më të mëdhatë. Matjet e rregullta të paparalajmëruara PATJETËR duhet të bëhet normë. Inspektim 24 orësh në terën është i domosdoshëm dhe asnjë më pak. Gjatë djegies së mbetjeve të ndryshme, si Usje, goma, Feni apo të ngjashme, nevojitet matje e vazhdueshme e dioksinave. Kjo mase duhet të jetë me ligj e obliguar, ndërsa të dhënat publikisht”, thonë nga “O2 Iniciativa”.
Ambientalistët dhe sektori civil i cili merret me çështjet e ndotjes së ajrit vlerëson se aspak nuk duhet të prolongohet zgjidhja e sasive të mëdha të mbetjeve të rrezikshme, siç janë lindani, arseniumi, zhiva dhe një varg mbetje tjerash toksike (kancerogjene). Pastrimi i tyre sipas O2 Iniciativës duhet të bëhet paralelisht për të gjithë. Tutje, ata vlerësojnë e shfrytëzimi i ujit të pijshëm për nevojat e industrisë, siç është rasti me 30 për qind e ujit nga burimet e Rahçes për kompleksin e Hekuranave, është i PATOLERUESHËM, aq më pak në periudhë të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së periudhave ku mbizotëron thatësira.
Zëvendës-ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli në takimin e fundit me përfaqësues të sektorit civil, tha se deri me tani në 19 komuna (në çerdhe dhe shkolla fillore) janë investuar mjete për zëvendësimin e burimeve të ngrohjes. Ndërkohë thirrja publike për vendosjen e filtrave në ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme për rajonin e Pollogut, siç njoftoi Makraduli ende është aktive. Ndër masat më efektive për uljen e ndotjes së ajrit të cilin Qeveria pritet ta miratoj së shpejti është financimi i 100 për qind i kondecionerëve inverter.
Përfaqësuesja e Shoqatës jo qeveritare “Eko-svest”, Ana Çolloviq-Leshkoska, tha se sipas analizave të fundit të tyre, mbi 60 për qind e qytetarëve janë të mendimit se problemeve ekologjike duhet t’i zgjidhin komunat. Po ashtu sipas “Eko-svest”, një numër i konsiderueshëm i mediave vlerësojnë se çështjen e mjedisit jetësor shumë pak zënë hapësirat në kronikat e mediave.
“Mendoj se ky partneritet duhet të jep frytë jo vetëm gjatë këtij viti, por edhe gjatë periudhës që vijon. Flas për një afat prej 10 deri në 20 vite. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se problemet me ndotjen e ajrit nuk mund të zgjidhen për shkurtë kohë dhe me disa masa. Kjo është një luftë e gjatë. Nevojitet përkushtim dhe angazhim i të gjitha institucioneve”, tha Çolloviq-Leshkoska. (koha.mk)