Xhenaro Gatuzo është vënë në kërkim të skuadrës së re, teksa prej verës është i papunë pasi ish-klubi i tij Milani, vendosi të mos e përfshijë në projektin e ri duke ia besuar drejtimin e skuadrës trajnerit Xhampaolo.
Gjithsesi, Gatuzo e ka lënë pas atë periudhë dhe tashmë ka nisur të mendoj për aventurën e radhës, ndërsa së fundmi mësohet se Gatuzo ka refuzuar një ofertë nga klubi i Nantës në kampionatin francez. Arsyeja kryesore e përgjigjes negative drejt klubit francez është projekti.
Ish-futbollisti nuk e ka gjetur veten pjesë të projekti, ndërsa Nant mbetet një ekip i mesit të tabelës. Ndoshta, pas Milanit, Gatuzo kërkon të shtojë një tjetër klub me emër në CV, teksa eksperienca mund të quhet e konsiderueshme.